Modelja e famshme humb të birin 24 vjeçar

Modelja e famshme humb të birin 24 vjeçar

Harry Brant, model dhe sipërmarrës ka ndërruar jetë dhe këtë konfirmuan prindërit e tij për CNN, njofton Insajderi. Ai ishte 24 vjeçar.

Brant, i biri i modeles Stephanie Seymor dhe biznesmenit Peter Brant, vdiq pas një mbidoze aksidentale.

“Më hidhërim të madh ndajmë me ju lajmin se djali ynë i dashur, Harry Brant, humbi betejën e tij me varësinë dhe vdiq për shkak të një mbidoze aksidentale të ilaçeve me recetë. Zemrat tona janë copëtuar. Harry donte të mundte varësinë e tij dhe ishte vetëm disa ditë nga rikthimi në rehabilitim”, thanë prindërit në një deklaratë.

Brant shkroi për revistën “Interview”, e donte modën dhe ndihmoi në zhvillimin e një linje kozmetike uniseks, sipas familjes së tij.

“Ai arriti shumë në 24 vitet e tij”, shkruan ata. “Por ne kurrë nuk do të kemi mundësinë të shohim se sa më shumë Harry mund të kishte bërë”. /Insajderi.com