Kështu reagon Dafina Zeqiri kur dikush ‘prek’ fansat e saj më besnikë

Kështu reagon Dafina Zeqiri kur dikush ‘prek’ fansat e saj më besnikë

Njërit prej fansave më besnikë të Dafina Zeqirit i është hakuar llogaria në Instagram, njofton Insajderi. Llogaria në fjalë publikonte përditësime në lidhje me aktivitetin muzikor të këngëtares.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe këngëtarja me disa postime në Instagram për të shprehur agravimin e saj.

“Besoj shumë në ligjin e tërheqjes, dhe me të vërtetë ndjej keqardhje për ata që raportuan dhe fshinë llogarinë tënde të mëparshme”, shkroi këngëtarja për fansen që tashmë ka hapur një llogari të njëjtë.

“Kjo do të thotë që ti po bën diçka që ata do donin të bënin. Njëjtë sikurse llogaritë e tjera të krijuara për të çuar artin tim në një tjetër nivel. Mediat sociale nganjëherë shfaqin dobësitë e të tjerëve”.

Ndërkohë që ajo thotë se është këtu për të mbështetur fansat e saj njëjtë si bënë ata për të, në një postim tjetër ajo bën thirrje që të gjithë të kujdesen për veten e tyre. /Insajderi.com