Kejvina Kthella dhe mikeshat e saj kaluan një mbrëmje fantastike në Dubai, por ajo që mori më së shumti vëmendje ishin postimet e saj ku ajo shihet duke thyer pjata pa ndalë.
Të gjithë rreth e rrotull silleshin sikur kjo të ishte normale, dhe në fakt është. Ajo frekuentoi një nga restorantet grekë në Dubai, ku thyerja e pjatave është vetëm një traditë, njofton Insajderi.
Sipas grekëve, thyerja e pjatave besohet se largon shpirtrat e këqij. Ka shumë restorante greke tradicionale në të gjithë botën që praktikojnë traditën ‘thyerja e pjatave’ për klientët e tyre.
Kështu, Kejvina theu pjatat për të nderuar traditën e lashtë greke dhe përvojën që ofronte restoranti. /Insajderi.com