Fansat që mezi po prisnin për lansimin e albumit të gjashtë të Drake, duhet të presin edhe pak më gjatë, njofton Insajderi.
Reperi njoftoi me anë të një postimi në Instagram, se albumi i tij i ri me titull “Certified Lover Boy”, nuk do të publikohet në janar ashtu siç ishte njoftuar paraprakisht.
“Po planifikoja të lansoja albumin tim këtë muaj, por mes operimit dhe rehabilitimit, kam fokusuar të gjithë energjinë time që të shërohem”, shkruan ai. “Jam me fat që jam në këmbë të mia dhe po ndihem mirë. Jam fokusuar në album por ai nuk do të lansohet në janar”.
Drakë përfundoi shkrimin e tij duke konfirmuar se albumi do të vijë këtë vit. “Mezi po pres ta najë me ju në vitin 2021”, përfundoi ai.
Megjithëse reperi nuk ka ndarë ndonjë detaj mbi operacionin e tij, në tetor të vitit të kaluar ai publikoi një foto të këmbës së tij në një mbajtëse, e cila bëri që të spekulohet se ai pësoi një dëmtim në gju. /Insajderi.com
Drake speaking on CLB via his IG story pic.twitter.com/NMFl0sPba3
— Drake Direct (@DrakeDirect_) January 20, 2021