Për një kohë të gjatë në media përflitet se Luana Vjollca është një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj. Ky i fundit ishte në lidhje të gjatë edhe me këngëtaren Dafina Zeqiri, njofton Insajderi.
Tashmë një sekret publik, asnjëri nga dyshja nuk kanë deklaruar publikisht statusin e tyre.
Moderatorja vazhdon të pretendojë se është beqare, ndërkaq Çoçaj vazhdon veprimtarinë e tij si biznesmen.
Gjithsesi, Vjollca ka publikua një fotografi me një arush në llogarinë e saj në Instagram, dhe kërkon nga ndjekësit që ti vënë një emër lodrës nga pelushi.
View this post on Instagram
Shpejt, seksioni i saj i komenteve u mbush me sugjerime ku shume nga ata komentin “Krenar”, si referencë për të dashurin e saj. Këto komente moderatorja nuk i ka fshirë.
Disa muaj më parë, në media është raportuar se moderatorja dhe i dashuri i saj po investojnë në një shtëpi shumë luksoze në Tiranë dhe se shpejt ata edhe do të martoheshin. /Insajderi.com