Ku mbeti Mc Kresha?

Ku mbeti Mc Kresha?

Mc Kresha është një nga emrat elitarë të industrisë së muzikës dhe një nga të famshmit aspak i përfshirë në rrjete sociale. Ai ka prezencë në rrjete sociale, por aktiviteti i tij ‘online’ është i pakët.

Ka më shumë se një vit që ai është zhvendosur për të jetuar në Kanada me bashkëshorten e tij Erzinën dhe vogëlushen Iza, njofton Insajderi.

Disa burime për Prive kishin pohuar se ai po mendonte të rikthehet në Kosovë, por diçka e tillë akoma nuk ka ndodhur.

Rikthehemi tek rrjetet e tij sociale dhe aktiviteti – postimi i tij i fundit në Instagram është kur uroi 28 nëntorin, e ndërkaq për postime të përditshme në Instastory, as që bëhet fjalë.

Ishte aktori Blerim Destani ai na që na riktheu artistin duke postuar një video telefonatë me të. Ajo që bie në sy janë kaçurrelat e tij të rritura.

Në muajin shtator Mc Kresha ka publikuar një postim duke njoftuar se shumë shpejt do publikohet albumi i gjashtë me radhë.

Ndonëse kanë kaluar katër muaj nga ky postim, ende nuk kemi detaje lidhur me datën e publikimit të albumit, sa këngë do të përmbajë dhe nëse do të ketë bashkëpunime. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity)