Fansat besojnë se Loredana është shtatzënë – reagon Mozzik: “Gjinekologa t’fort jeni”

Fansat besojnë se Loredana është shtatzënë – reagon Mozzik: “Gjinekologa t’fort jeni”

Dy ditët e fundit, në rrjete sociale kanë qarkulluar fotografi të Loredanës të postuara nga llogaritë e fansave që besojnë se Loredana është shtatzënë, njofton Insajderi.

Në imazhin e shkëputur nga një video, Loradana shihet e veshur me të zeza, dhe pjesa që ata kanë theksuar është zona e abdomenit që ‘duket e rrumbullakosur’ – që thënë sinqerisht mund të duket ashtu për shumë arsye, nisur nga këndi i fotos e ndoshta shtimi në peshë.

Disa fansa të tjerë shkuan aq larg sa të hapnin arkiva të intervistave të vjetra të këngëtares për të zbuluar emrin e foshnjës. Në videon e cila tashmë është bërë virale, Loredana thotë se po ishtë djalë do ia linte emrin Yll, në kohën kur ajo kishte sjellë në jetë Hanën.

“Domethënë me Hana jam kon dakord. Djalit kom pas me ja lon Yll, kshtu që…”, shprehet ajo në video.

Ndonëse Loredana nuk ka reaguar në lidhje me thashethemet që po qarkullojnë, Mozzik nuk mbeti pa thënë diçka.

Në një lajm të publikuar në Facebook me titullin “Loredana shtatzënë për herë të dytë?”, ai ka komentuar nga llogaria e tij.

“Gjinekologa t’fort jeni, respekt”, komentoi ai duke shtuar edhe një emoji duke buzëqeshur. /Insajderi.com