Që kur debutoi në skenë, zor se kemi parë Bebe Rexhën pa flokët e saj bionde platinum. Në vitin 2019, për pak kohë ajo kishte flokë rozë, po ndryshimi i saj në flokëkuqe është më drastiku që që kishim parë nga ajo, njofton Insajderi.
Para më shumë se tre muajsh ajo debutoi me flokë ngjyrë të kuqe të ndezur, duke ndarë me 10 milionë ndjekësit e saj edhe një video, teksa vetë ngjyroste flokët.
Në një intervistë me “Rafinery29”, përmes Zoom, këngëtarja tregoi edhe arsyen prapa këtij vendimi që të lë pas ngjyrën e saj identifikuese.
Ndryshimi drastik ishte si pasojë e monotonisë, nevojës për ndryshim dhe kuriozitetit.
“Isha bërë pak bajate me flokët biondë”, tha ajo.
Mirëpo para se t’i përkushtohej një ndryshimi të tillë, ajo kishte eksperimentuar me një paruke të kuqe, dhe aty kishte ndarë mendjen.
“Më duket se njerëzit frikësohen pak nga ngjyra e kuqe”, thotë ajo. “Por mua më pëlqen të rrezikoj, kështu që e bëra”.
Rexha thotë se frymëzimi i saj për ngjyrën e saj të re ishte Rihanna e vitit 2010 dhe, natyrisht, Princesha Ariel.
Por etapa e flokëkuqes është mbyllur sepse këngëtarja iu rikthye rrënjëve të saj, biondes platinum.
Në një postim në llogarinë e saj ajo publikoi disa fotografi për të na prezantuar më ndryshimin, ku shkruan: “Vendosa të jetoj përsëri në botën e biondeve. Ndihem më shumë vetja. Ju dua”. /Insajderi.com
View this post on Instagram