Çifti i parë që do të dalin së bashku nga “Për’puthen” janë Tea Trifoni dhe Andi Shehi, njofton Insajderi.
Edicioni i sotëm i formatit ishte edhe hera e fundit që do të shohin të dy në ekran sepse kanë vendosur që të vazhdojnë udhëtimin e tyre jashtë vëmendjes së publikut.
Ky vendim ishte i përbashkët për faktin se ata duan të jenë afër njëri tjetrit që të njihen më mirë pa presionin e kamerave, publikut dhe konkurrentëve të tjerë në studio.
Lajmi se ata po largohen erdhi menjëherë pasi ish-konkurrentja, Shqipe Hysenaj që pari një histori shumë jetëshkurtër me Andin, publikoi disa audio mesazhe të këtij të fundit.
Një puthje mes çiftit mbeti peng për të gjithë, por ishte zgjedhja e çiftit të mos shfaqnin intimitet para të gjithëve, mirëpo pranuan që të tregojnë mesazhet e fundit që ata shkëmbyen në Whatsapp.
Andi tregoi se ka regjistruar numrin e Teas me emrin “Nusja”, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe biseda e tyre flet për planet e të ardhmes, më saktë emrin e djalit që do të bëjnë së bashku.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë momentin kur ata ndanë mesazhet me të gjithë publikun. /Insajderi.com
View this post on Instagram