Shkurte Gashi bën paraqitjen e parë publike pas lindjes së djalit

Shkurte Gashi bën paraqitjen e parë publike pas lindjes së djalit

Këngëtarja e njohur, Shkute Gashi, është bërë nënë për të parën herë pak javë më pare, njofton Insajderi.

Këtë periudhë ajo e ka kaluar tërësisht larg syrit të publikut duke mos ndarë me ndjekësit asnjë moment nga kjo periudhë e jetës së saj.

Por, mbrëmë ajo ka bërë paraqitjen e parë publike që prej kur solli djalin në jetë.

Shkurta ka marrë pjesë në ditëlindjen e dytë të nipit të këngëtares, Shyhrete Behluli, Bimit.

Kanë qenë familja Salihu, por edhe vet Shkurta ata që kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momente nga ky aheng. Këngëtarja shfaqet e veshur mjaft thjeshtë, por me klas! /Insajderi.com