Babai i Ledrit akoma nuk ka parë vajzën e tij, por gjyshi ka gjetur një mënyrë që të jetë pranë mbesës

Babai i Ledrit akoma nuk ka parë vajzën e tij, por gjyshi ka gjetur një mënyrë që të jetë pranë mbesës

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur Ledri Vula u bë baba për herë të parë. Sara Hoxha solli në jetë një vajzë që i lanë emrin Poem Blu, dhe vogëlushja ka ndryshuar rrënjësisht jetën e çiftit, njofton Insajderi.

Çifti dhe vogëlushja e tyre ndodhen akoma në Gjermani, ku kishin udhëtuar atje në muajin tetor të vitit të kaluar, për të sjellë në jetë foshnjën.

Si rrjedhojë e zhvendosjes së tyre, prindërit e Ledrit, Xheraldina dhe Agron Vula akoma nuk kanë takuar mbesën e tyre të parë – por ky i fundit ka gjetur një mënyrë që të jetë sa më pranë mbesës së tij.

Xheraldina ndau një fotografi që emocionoi të gjithë ndjekësit e saj, e që më vonë u shpërnda edhe nga Sara në llogarinë e saj në Instagram.

“E pyes: Ku je, me kë je? Më dërgon foto si përgjigje”, shkroi Xheraldina duke ndarë një fotografi të Agronit i cili mban fotografinë e mbesës në desktopin e kompjuterit të punës. /Insajderi.com