Janari është i veçantë për reperen Rina Balaj, për faktin se ajo feston ditëlindjen. Më saktë ditëlindja e saj është 27 janar, por festimet kanë nisur ditë më herët, njofton Insajderi.
Së bashku me të dashurin, Sin Boy, ajo ka udhëtuar drejt Turqisë dhe shumë momente nga udhëtimi i tyre e kanë dokumentuar me postime në Instagram.
Atje e priti edhe befasia më e bukur para ditëlindjes. Torte, këngë dhe fishekzjarrë u përgatitën për befasinë e saj.
Më poshtë mund të shihni disa video nga ambienti dhe atmosfera e befasisë. /Insajderi.com