Prej dy vitesh, modelja Angela Martini është e martuar me aktorin dhe regjisorin rumun, Dragos Savoulescu, njofton Insajderi.
Martesa e çiftit erdhi si diçka e papritur, lajm të cilin e kishin ndarë në llogarinë e tyre në Instagram. Larg tradicionales, modelja u shfaq e veshur me një fustan nusërie të zi dhe nuk pati një ceremoni të madhe për dasmën e tyre.
Dyshja shpeshherë kanë postuar në rrjete sociale, duke na dhënë një pamje më të afërt për lidhjen e tyre.
Së fundmi, modelja realizoi një sesion pyetjesh përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram, ku njëri prej ndjekësve të saj e pyeti se cili është sekreti për një lidhje të shëndetshme.
“Dashuri e vërtetë dhe shumë seks”, i është përgjigjur modelja. /Insajderi.com