Ky është përshkrimi i punës nëse doni të punoni për Dukeshën e Kembrixhit

Ky është përshkrimi i punës nëse doni të punoni për Dukeshën e Kembrixhit
Burimi i fotografisë: Matt Porteous

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Pric Harry dhe Kate Middleton kanë një staf të vogël dhë besnik që i ndihmojnë ata në punët e shtëpisë dhe ato mbretërore.

Ndonëse shtëpia e tyre është shumë më e vogël e familjeve tjera mbretërore, ata mbështeten plotësisht në stafin e tyre në mënyrë që gjërat të shkojnë vaj, shkruan Mirror, transmeton Insajderi.

Për shumë njerëz, të punosh për mbretër dhe të quash Pallatin Kensington ‘zyra e punës’ do të një ëndërr – kështu që nuk është për t’u habitur që familja është mjaft përzgjedhëse kur bëhet fjalë për atë që punëson.

Dhe sipas një njoftimi të fundit të punës, ata kanë një rregull shumë të rreptë që i gjithë stafi duhet të ndjekë.

Në aplikacionin online për një vend pune, çifti specifikoi që aplikuesit duhet të ishin në gjendje të ruajnë konfidencialitetin dhe të jenë sa më diskret.

Ata e përshkruan vendin e punës si një “mundësi emocionuese” dhe thanë se ishte një “ekip mbështetës dhe pozitiv”.

Më tej shkruhej: “Ju do të jeni një fillestar i vetvetes, i cili gjithashtu kënaqet të bashkëpunojë”

“Duhet të jeni të etur të merrni përsipër sfida të reja ndërsa paraqiten dhe të zhvilloni njohuritë dhe aftësitë tuaja”. /Insajderi.com