Na e hodhi të gjithëve! Tatuazhi masiv i Keisit paska qenë një rreng

Na e hodhi të gjithëve! Tatuazhi masiv i Keisit paska qenë një rreng

Dje, një imazh që Keisi ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram bëri xhiron e rrjetit. Ajo debutoi me një tatuazh masiv në krahun e saj, që dukej bukur në siluetën e saj elegante, njofton Insajderi.

Postimi i sotëm në Instagram zbardhi edhe të vërtetën pas ‘pikturë’ në krah. Nuk është i vërtetë dhe mund ta pastrojë më pak ujë e sapun.

Ajo donte të provonte se si do ndjehej nëse në të ardhmen do i përkushtohej vërtet kësaj gdhendjeje masive në krahun e saj.

“Pasi kam qenë gjithmonë shumë kureshtare nëse do më pëlqente një tatuazh i tillë… Jo, tatuazhi nuk është i vërtetë! Nuk është as mëngë, por është si ato tatuazhet që gjenim tek patatinat kur ishim të vegjël, në versionin shumë të madh. Do jua sugjeroja nëse e keni dëshirën, por jeni të pavendosur”, shkruan ajo.

Ideja për një tatuazh kaq gjigant i pëlqeu por ndjen se asaj nuk i shkon shumë për shtati.

“Si përfundim, ideja më pëlqeu shumë por nëse do të ishte diçka momentale, jo për të gjithë jetën. Kështu, normalisht vendosa që kjo nuk ishte diçka për mua”.

Për më tepër, ajo shfrytëzoi edhe rastin që t’i bënte rreng dikujt të rëndësishëm – supozojmë që partnerit të saj, Stesit – për të parë reagimin e tij. Si përfundim, ajo tha se mori reagimin më perfekt duke mos ndarë asnjë detaj tjetër. “

Plus i bëra dhe prank dikujt të rëndësishëm dhe reagimi i tij ishte shumë perfekt”, përfundoi ajo. /Insajderi.com