Personi i vrarë gjatë pasdites së sotme në Prishtinë, është biznesmeni i njohur Albert Krasniqi, i cili dyshohet se është vrarë me armë nga babai i tij me inicialet S.K., njofton Insajderi.
Krasniqi, që së fundmi ishte ndarë nga bashkëshortja e tij ish Miss Kosova 2006, Besa Gashi me të cilën ka edhe një vajzë, është i njohur edhe për miqësinë e tij me artistët e “Baba Stars”.
Me 13 shtator 2016, gjatë një përleshjeje mes produksioneve muzikore, Baba Stars dhe OTR, Krasniqi qëlloi dhe plagosi Rigels Rajkun që njihet gjerësisht si Noizy.
Beteja në mes grupeve muzikore OTR e BabaStars e cila nisi më 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond”, është zhvendosur në Gjykatë, dhe dy vjet më vonë ishte marrë vendim për të dy palët.
Në procesin gjyqësor, Albert Krasniqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyej me para.
Vendimi i gjykatës i ngarkoi Krasniqit edhe një dënim shtesë prej tetë mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë. /Insajderi.com