Dy muaj më parë, Rita Ora u gjend në titujt kryesorë të tabloideve për faktin se kishte shkelur të gjitha rregullat anti-COVID, vetëm që të festonte ditëlindjen e saj të 30-të, njofton Insajderi.
Në postimet e saj në Instagram, ajo deklaroi se këtë ditëlindje e kaloi me një festë të qetë më prindërit në shtëpi, por pak ditë më vonë u kuptua se ajo kishte injoruar rregullat e bllokimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe kishte organizuar një festë të madhe me 30 të ftuar.
Së fundmi, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me festën ilegale. Sipas “The Sun”, një shef restoranti, pretendoi se ekipi i këngëtares i kishte ofruar atij 5 mijë funte në mënyrë që t’i lejonte të organizonin festën.
Scottie Bhattarai i tha policisë se atij i ishte ofruar ryshfet në mënyrë që të servonte pije dhe ushqim për këngëtaren, por asnjë pagesë nuk u krye asokohe.
Më tej ai shtoi se plani origjinal ishte që të kishte vetëm shtatë të ftuar, por nga ora 21:00 në vend kishin arritur gati 20 njerëz.
Sipas “Daily Mail”, ekipi i këngëtares kishin pasur edhe një tjetër kërkesë. Ata kishin kërkuar që të fikeshin kamerat e sigurisë, në mënyrë që festa të mos dokumentohej.
Është pohuar që sigurimi i këngëtares kishin kërkuar që ‘të mos kishte regjistrime të të pranishmëve’ me CCTV që thuhej të çaktivizohej në mes të orës 6 dhe 6:30 pasdite në restorantin “Casa Cruz” në Londër më 28 nëntor.
Policia zbuloi se disku CCTV ishte formatizuar në 30 nëntor në 3:15 pasdite, dy ditë pas festës, me ku thuhej ‘nuk kishte pamje të ruajtura në dispozicion’ para ose 31 ditëve paraardhëse.
Bhattarai që atëherë është pushuar nga puna e tij. /Insajderi.com