Dua Lipa u pa në rrugët e Hollywood-it perëndimor duke shëtitur qenin me të dashurin e saj, Anwar Hadid, njofton Insajderi.
Në disa foto të publikuara nda Daily Mail, ajo shihet me një xhup jeshile neon, një fund të gjatë nën gju dhe një xhaketë rozë. Një ansambël mjaft interesant, të cilin e kishte prezantuar më herët në një postim në Instagram.
Këngëtarja ishte kujdesur të vinte maskën dhe flokët e zinj i kishte mbledhur me disa aksesorë shumëngjyrësh.
Më poshtë mund të shihni disa nga fotot të shkrepura paparaci. /Insajderi.com