Rita Ora, kësaj here nuk mund t’iu bësh bisht rregullave!

Rita Ora, kësaj here nuk mund t’iu bësh bisht rregullave!

Raportohet se Rita Ora është detyruar t’i përmbahet karantinës strikte për 14 ditë në Australi kur të nisin filmimet për “The Voice”, këtë vit, njofton Insajderi.

Këngëtarja, 30, thuhet se do të fluturojë për në Australi muajin e ardhshëm për angazhimet e saj të punës si trajnere në versionin australian të konkursit muzikor.

Kjo vjen pasi Rita u quajt ‘egoiste’ nga policia për organizimin e një feste ditëlindjeje duke shkelur kështu të gjitha rregullat anti-covid të vendosura nga qeveria britanike.

Sipas Daily Mail, këngëtarja do të duhet të izolohet në një hotel për dy javë pasi të zbarkojë për t’iu përmbajtur rregullave të rrepta të Australisë për udhëtimin mes pandemisë globale të Coronavirus-it.

Vetëm dje, detaje të reja u zbardhën sa i përket festës ilegale për ditëlindjen e saj të 30-të. Ekipi i saj kishte paguar ryshfet mijëra funte për sallën ku u organizua festa dhe kishin kërkuar që kamerat e sigurisë të fikeshin gjatë kohës së festës. /Insajderi.com