Shqipja kishte të drejtë – Tea konfirmon lidhjen me Beart Rexhepin

Shqipja kishte të drejtë – Tea konfirmon lidhjen me Beart Rexhepin

Para pak ditësh, Shqipe Hysenaj, ish-konkurrente në “Për’puthen” bëri një mori postimesh duke pretenduar se Tea Trifoni është në lidhje me ish-konkurrentin, Beart Rexhepin, njofton Insajderi.

Pretendimet në rrjete sociale, erdhën ditë më vonë pasi Tea dhe Andi Shehi lanë spektaklin si çifti i parë që u përputhën.

Pas postimeve të Shqipes, Tea kishte reaguar në disa postime duke hedhur poshtë pretendimet e ish-konkurrentes. Ajo theksoi se është në njohje me Andin dhe se është fokusuar krejtësisht në lidhjen e saj.

Historia mori një rrjedhë krejt tjetër, pas disa fotografive ku Tea shihet duke shkëmbyer puthje me Beartin. Për më tepër këto fotografi ishin ndarë në llogarinë zyrtare të “Revistës Kosovarja” në Instagram – revistën të cilën e menaxhon familja e Beart Rexhepit.

 

View this post on Instagram

Fotot janë shkrepur së fundmi, gjë që e konfirmon edhe postimi i fundit i Tea në Instagram. Ajo shihet e veshur me xhupin e njëjtë si në foton e mësipërme, duke u hedhur në borë.

Gjatë ditës gjithashtu në rrjete sociale bëri bujë një tjetër video e shkurtër e çiftit. Ata janë në dhomë, teksa dikush futet në dhomë dhe xhiron, dhe për një moment Bearti i kërkon të largohet nga dhoma.  /Insajderi.com