Këngëtarja e njohur nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur nënë për herë të dytë

Shumë urime për Kelly Rowland dhe bashkëshortin e saj, Tim Weatherspoon të cilët mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Lajmin e bukur e dha vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

Ajo ndau një fotografi, ku shihet i porsalinduri dhe vëllai i madh i cili është shumë i buzëqeshur, gje qe na tregon se është tejet i lumtur me ardhjen e bebit në jetë.

Në ditën e 21-të, në vitin e 21-të të shekullit 21, erdhi në jetë Noah Jon Weatherspoon. Jemi shumë mirënjohës”, përshkroi fotografinë e saj këngëtarja.

Më poshtë mund të shihni të plotë postimin e saj në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kelly Rowland (@kellyrowland)