Aktorja e akuzon për ‘abuzim të tmerrshëm’ ish-të fejuarin Marylin Manson

Aktorja e akuzon për ‘abuzim të tmerrshëm’ ish-të fejuarin Marylin Manson

Evan Rachel Wood ka akuzuar Marilyn Manson për abuzim.

Aktorja 33-vjeçare, e cila ishte më parë e fejuar me këngëtarin 52-vjeçar, publikoi akuzat në një postim në Instagram të hënën, njofton Insajderi.

“Emri i abuzuesit tim është Brian Warner, i njohur gjithashtu në botë si Marilyn Manson,” shkroi ajo.

 “Ai filloi të më ngacmonte kur isha adoleshente dhe më abuzoi tmerrshëm për vite me radhë. Më shpëlanë trurin dhe u manipulova për nënshtrim. Nuk do të jetoj më në frikën e hakmarrjes, shpifjes ose shantazhit. Jam këtu për të zbuluar këtë njeri të rrezikshëm dhe për të thirrur shumë industri që ia kanë mundësuar, para se të shkatërrojë më shumë jetë. Unë qëndroj me viktimat që nuk do të heshtin më”.

Lidhja e Wood dhe Manson u bë publike në viitin 2007, kur ajo ishte 19 vjeçare dhe ai ishte 38. Ata u fejuan në vitin2010 por u ndanë më vonë atë vit.

Tri herë e nominuara për Emmy ka folur më parë për abuzimet; megjithatë, ajo kurrë nuk kishte dhënë ndonjë emër. Në një intervistë të vitit 2016 me Rolling Stone, për shembull, Wood foli rreth përjetimit të abuzimit “fizik, psikologjik, seksual”. /Insajderi.com