Dedikimi zemër thyes i Çiljeta Xhilagës për babain që humbi betejën me COVID-19

Dedikimi zemër thyes i Çiljeta Xhilagës për babain që humbi betejën me COVID-19

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndau lajmin e kobshëm që babai i saj, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, njofton Insajderi.

Ajo ndau dy fotografi në Instagram, duke i dedikuar edhe një shkrim të gjatë babait të ndjerë. Këngëtarja shkruan se tërë jetën e saj nuk i mungoi lumturia dhe rahati familjare.

Më pas ajo shprehet shumë mirënjohëse që arriti t’i plotësonte dëshirën – të bëhej gjysh. Ciljeta tregon se vetëm kur përmendej emri i djalit të saj, Fernando ai reagonte megjithë gjendjen e tij të rënduar.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të këngëtares. /Insajderi.com

“O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire. Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe. Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED☝🏽Te dua pergjithmone babush!”