Thuhet se vajza e ditëlindjes duhet të llastohet e befasohet, por kur ajo vajzë është Elvana Gjata ajo asnjëherë nuk lë pas adhuruesit e saj. Sot gjatë ditës ajo u rikthye me një këngë të re – një baladë të ndjerë, njofton Insajderi.
Kënga e titulluar “Thirr” nuk ishte paralajmëruar asnjë ditë më parë dhe natyrisht erdhi si befasi për fansat e saj.
Këngëtarja sot mbushi 34 vjet dhe ka shumë kohë që ajo vazhdon të jetë e shkëputur nga rrjetet e saj sociale.
Më poshtë mund të klikoni për të dëgjuar këngën e re e cila u lansua në Youtube vetëm në versionin audio. /Insajderi.com