Në vazhdën e ndodhive jashtë formatit televiziv, Tea Trifoni në videon e dytë që hodhi në Youtube, kësaj here i drejtohet Olsa Muhametit duke i theksuar se imazhi i saj u përdor për përfitime financiare, njofton Insajderi.
Ish-konkurrentja pretendon se ajo nuk përfitoi asnjëherë, por opinionisiti i “Për’puthen Prime”, kundërshtoi atë me disa deklarata.
Ish-opinionisti, Meridian Ramçaj ka ka thënë se gjithçka ka qenë një lojë për përfitime personale, dhe se kontratat nuk përmbajnë asnjë gjë që Tea dhe Andi kanë përmendur këto ditë në rrjete sociale.
“Sipas tyre, kontrata që kishin firmosur ishte e frikshme dhe i bënë që të dilnin çifit. Por në fakt në kontratë nuk ka asnjë gjë që kanë thënë ata të dy. Kam marrë ofendime të shumta në Instagram pasi e quajta Tean si hithër, si e urtë, por që në të vërtetë dolën pritshmëritë e mia. Çdo gjë është e kurdisur nga Tea dhe Andi për të marrë vëmendje”.
Madje ai thotë se edhe videot që Tea ka hedhur në Youtube, janë bërë që ajo të marrë klikime.
“Video e Teas është e hedhur në Youtube, për të marrë klikime. E kishte nisur pa kërkuar falje. Tani është shikueshmëria më e madhe, njerëzit janë shumë kurioz të dinë si është e vërteta”, thotë Meridiani.
Ramçaj zbulon se ata marrin shuma marramendëse nga reklamat që bizneset u ofrojnë.
“Marrin 300-400 euro për një story, 600 euro për një postim, varet nga postimi. Gjithashtu marrin 10 mijë euro për një giveaway”, tha Ramçaj.
Ai veçoi Tean, duke treguar se ajo fiton 15 mijë euro dhe u shpreh se ish-konkurrentja e bën gjithçka për vëmendje dhe para. /Insajderi.com