Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Andi, ka folur për herë të parë në një intervistë që pas publikimit të fotografive të Teas me Beartit.
Gjatë intervistës ai ka treguar shumë nga e kaluara e tij dhe nga koha sa ishte brenda programit.
Ndër të tjera ai ka zbuluar edhe një bisedë që kishte me Beartin para skandalit të fotografive.
“Me Beartin kam folur njëherë kur janë zënë me Fationin, i kam thënë se nuk ja vlen me bë kësi gjëra”, tha ai. Ndërsa pas atij momenti ai asnjëherë nuk ka pasur më komunikim me të.
Pasi nëpër media kishin qarkualluar disa fotografi ku shihen Tea dhe Bearti, ish-konkurrent i ‘Përputhen’ ky i fundit kishte reaguar në lidhje me fotot e publikuara shfaqet duke u puthur me Tean.
Bearti thotë se ai dhe Tea janë bashkë dhe kjo e fundit është viktimë e kësaj situate.
Edhe Andi e kishte pranuar se nuk ka pasur lidhje me Tean, ndërsa shtoi se ka heshtur për shkak të kontrates që ka pasur me emisionin, të cilën e ka quajtur “të frikshme”. /Insajderi.com