Rita Ora fshiu të gjitha postimet në Instagram që datonin nga viti 2012

Rita Ora fshiu të gjitha postimet në Instagram që datonin nga viti 2012

Rita Ora ka fshirë postimet në Instagram të mbledhura për vite të tëra në mes të dramës që rrethon thyerjen e rregullave të bllokimit, njofton Insajderi.

Ajo ka fshirë të gjitha gjurmët e ditëlindjes së saj – duke përfshirë çdo postim të vetëm para dhe pasi ajo u mor në karantinën e detyrueshme 14-ditore nga policia e armatosur pasi mbërriti në Australi.

Këngëtarja udhëtoi për në tokën australiane ku do të shërbejë si gjyqtare në versionin nustralian të “The Voice” dhe duhet të ndjekë udhëzimet e vendit për ardhjet nga jashtë.

Rita nuk do të lejohet të lërë dhomën e saj të hotelit për tërë periudhën e karantinës 14-ditore, përveç nëse asaj i kërkohet të dalë jashtë dhomës për të marrë testet e saj Covid.

Këngëtarja fshiu fotografitë që datonin nga viti 2012, duke lënë vetëm një postim. Të enjten, Rita postoi një poster promovues të këngës së saj të re në bashkëpunim Bang me DJ David Guetta. /Insajderi.com