Tre vjet më vonë Gold AG i lejohet hyrja në Preshevë – viziton varrin e të atit: “Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh”

Tre vjet më vonë Gold AG i lejohet hyrja në Preshevë – viziton varrin e të atit: “Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh”

Janë bërë më shumë se tre vjet që kur artistit me prejardhje nga Presheva, Gold AG iu ndalu hyrja në vendin e tij, njofton Insajderi.

E gjithë kjo për shkak të këngës “Medvegja”, e cila bëri që shteti të shpallte reperin si person të padëshiruar atje. Kjo këngë e reperit ishte fshirë edhe nga kanali YouTube.

Në këngë kishte përmendur se kjo qytezë dikur ka qenë e shqiptarëve, çka ka shërbyer si shkas nga autoritetet serbe që t’ia ndalojnë hyrjen në Preshevë.

Tani, tre vjet më vonë, Arian Agushit iu lejua hyrja në Preshevë, dhe shkoi të vizitonte varrin e babait të tij. Këtë e bëri të ditur vetë artisti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Një foto e shkrepur pranë gurit të varrit, ai i kërkon falje që këto vjet nuk mundi ta vizitonte, por as për një moment të vetëm ai nuk ndali lutjet për babain e tij të ndjerë.

“Mirë se t’gjeta babë. M’fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës.Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua.Shpejt do t’vimë edhe bashk’ babë.Ah Preshevë era që nuk e ndjeva askund”, përshkroi ai fotografinë që ka ndarë.

Më poshtë mund të shihni të plotë postimin e artistit në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)