Christopher Plummer, i cili luajti në “The Sound of Music”, fitoi një Oskar për “Beginners” dhe u nominua për “All the Money in the World” dhe “The Last Station”, vdiq paqësisht sot në shtëpinë e tij në Connecticut.
Lajmin e konfirmoi familja e tij. Elaine Taylor, bashkëshortja e tji për 53 vjet, ishte pranë aktorit, shkruan Deadline, transmeton Insajderi.
Aktori është personi më i vjetër që ka fituar një Oskar, dhe gjithashtu fitoi një Emmy dhe dy çmime Tony gjatë një karriere gati 70 vjeçare.
Plummer kaloi gati 70 vitet e kaluara si një njeri i shquar i skenës dhe ekranit, duke përfshirë më shumë se 200 filma dhe shfaqje televizive. /Insajderi.com