Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi kanë qenë më të komentuarit e shtypit rozë gjatë kësaj jave, njofton Insajderi.
Kjo për shkak të konfirmimit të lidhjes së tyre të dashurisë edhe pse Tea kishte dalë si çift nga programi së bashku me Andin. Po ashtu Tea kishte hedhur akuza drejt produksionit që i kanë detyruar të dilnin si çift.
Por, pavarësisht kritikave dhe akuzave që iu bënë edhe vetë çiftit nga ndjekësit, për shkak se kishin mbajtur lidhjen e fshehtë për aq kohë, ata po vazhdojnë ta shijojnë lidhjen e tyre dhe duket se kjo nuk po e zbeh dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Së fundi, këngëtarja e njohur, Shkenda Dubova komentoi lidhjen e tyre. Ajo përmes një postimi në Instagram vlerësoi guximin e dyshes për të dalë para publikut si çift.
“Dashnia shëron shumë plagë! Ju dua për guximin dhe ju dua bashkë gjithmonë”, ka shkruar Shkenda. /Insajderi.com