Sipas Encës lidhjet me reperë nuk janë të shëndetshme: “Gratë e rritura meritojnë burra të rritur”

Sipas Encës lidhjet me reperë nuk janë të shëndetshme: “Gratë e rritura meritojnë burra të rritur”
Burimi i fotografisë: SS: Enca/INSTAGRAM

Enca është këngëtarja më e ndjekur në Instagram, dhe më gjithë famën vijnë edhe shumë thashetheme e të përfolura.

Gjithçka vjen me territorin, dhe këngëtarja duke kuptuar bukur mirë këtë fakt, ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, duke iu kërkuar të rrëfenin të gjitha thashethemet që kishin dëgjuar për të.

Ajo ndau disa nga mesazhet që kishte marrë duke treguar edhe si qëndron e vërteta. Njëri nga ndjekësit i shkroi se kishte dëgjuar se ajo ishte në lidhje me një reper shqiptar.

Këngëtarja i ktheu përgjigje duke shkruar se kjo nuk është e vërtetë dhe se një lidhje me një reper nuk do ta preferonte tani si një grua e rritur.

“Është bukur vetëm kur je adoleshente. Gratë e rritura meritojnë burra të rritur. Kam shokë repera, që janë djem dhe shokë të shkëlqyer, por s’mendoj se lidhjet me reperat janë të shëndetshme”, shkruan ajo.

Më tej, Sipas një ndjekësi tjetër, lart e poshtë flitej se këngëtarja është pjesë e komunitetit homoseksual, diçka të cilën Enca e mohoi.

“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse burrat ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, është përgjigjur Enca.

Ndërsa në postimet tjera ajo ka zbuluar se nuk ha mish të kuq, nuk pi alkool, e urren duhanin mirëpo i pëlqen të konsumojë marihuanë. /Insajderi.com