Lind Islami dhe Venera Lumani vazhdojnë të sjellin kolona zanore për të dashuruarit

Lind Islami dhe Venera Lumani vazhdojnë të sjellin kolona zanore për të dashuruarit
Burimi i fotografisë: SS: VeneraLumani/INSTAGRAM

Muzika i bëri bashkë e muzika po i mban një nga çiftet më të ëmbël të industrisë tonë Venera dhe Lindi, të cilët i dhurojnë publikut të tyre disa nga këngët më të bukura të dashurisë, njofton Insjaderi.

Një javë para ditës më romantike në botë, 14 shkurtit, çifti lansuan një këngë të re që mban titullin “Me ty”.

Muzika për këngën është krijuar nga vetë çifti me tekst të Venera Lumanit dhe është prodhuar nga Elgit Doda.

Kënga është realizuar me një videoklip të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Insajderi.com