Melisa Lleshi është larguar përfundimisht nga formati “Për’puthen”, pas shumë ditësh që ajo përballet me akuza se është në lidhje me Andi Shehin.
Lajmin se ajo po largohet nga emisioni e dha gjatë “Për’puthen Prime”. Të premten që lamë pas, ajo kërkoi të mos zgjidhte asnjë djalë për takimin e javës, duke u shprehur se të dielën do të shprehte një vendim, njofton Insajderi.
Ajo veçoi thashethemet e shumta si arsyen kryesore që e shtyu në këtë vendim duke thënën, “Nuk mbaj dot më”.
Ish-konkurrentja tha se sulmet e shumta dhe të vazhdueshme nga jashtë dhe brenda studios ndikuan emocionalisht keq tek ajo. Për më tepër, ajo nuk shihte asnjë nga djemtë si partnerin e saj të ardhshëm.
Largimi i saj na emisioni solli edhe reagimin e ish-konkurrentit shumë të zëshëm, Erjon Gecës. A i thotë se brenda emisionit ka nisur një pastrim, dhe shumë më mirë që ndodhi para se të plaste bomba.
“Domethënë paskan bërë efekt akuzat e njerëzve. Drejtësia dhe pastrimi po bëhet pavarësisht se jo me arsyen e vërtetë po hajde më, po i marr si të tilla. Por më mirë kështu sesa kur të plaste bomba. Presim dhe pastrimin e radhës, ka prapë e dini ju. Me lezet me lezet po pranohen skandalet dhe po kthehen si gjëra të bukura duke thënë uaaa sa bukur nëse na dalin të vërteta. Ehhh çdo gjë për klikime u bë dhe tani bëhet çdo gjë për të mos dalë të vërtetat që prishin imazhin e produksionit. Por prapë falsiteti dhe gënjeshtra do vazhdojnë… se klikimet duhen”, shkroi ai në disa postime në Instagram. /Insajderi.com