Duhet të shihni Rita Orën me veshje kombëtare në videoklipin e ri

Duhet të shihni Rita Orën me veshje kombëtare në videoklipin e ri

Gjatë ditës, Rita Ora publikoi një insert të shkurtër prezantues të videoklipit të saj të ri dhe befasoi të gjithë – ajo shfaqet me veshje kombëtare, njofton Insajderi.

Videoklipi i ri – që ajo e ka quajtur mini filmin e saj – do të shoqërojë bashkëpunimin e Rita Orës me Imanbek, David Guetta, Gunna dhe Khea, këngë kjo që do të lansohet me 12 shkurt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Për veshjen e këngëtares u përkujdes kreatori, Valdrin Sahiti, të cilën ebëri të ditur vetë ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Ai shkruan se Rita i kërkoi atij “t’i tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik” dhe ai iu përvesh punës.

“Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – së pari hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo vazhdon të shkëlqejë dritën e saj dhe të na bëjë krenarë”, shkruan Sahiti.

“Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i ‘tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik’, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë”, përfundon ai. /Insajderi.com