Bardhi flet për përfitimet nga muzika

Bardhi flet për përfitimet nga muzika

Bardhyl Idrizi apo siç njihet për publikun Bardhi, i cili për momentin është një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, po angazhohet për shumë projekte të reja.

Edhe pse kaloi një vit i vështirë për shkak të pandemisë, artisti nga Kumanova deklaroi se për të ka qenë mjaft i suksesshëm pasi ka punuar gjatë gjithë kohës.

“Viti që lamë pas ishte shumë i vështirë për ne si artistë, por në veçanti për mua ka qenë shumë i suksesshëm sepse gjithë kohën e kam shpenzuar në studio duke punuar pa ndërprerje edhe pse nuk kishim ku ta ekspozojmë punën tonë, por megjithatë dëgjuesit e muzikës tonë meritojnë muzikë gjithmonë nga ne edhe në kohëra kur ne nuk kemi përfitime prej saj”, ka thënë ai.

Bardhi më tutje njoftoi se është duke punuar në një EP, i cili do të përmbajë afro gjashtë apo shtatë këngë.

Madje njërin prej tyre pritet ta lansojë me videoklip gjatë këtij muaji.

“Do të doja” ndryshe mbetet kënga e fundit e publikuar nga Bardhi, që është një ripërpunim i projektit të Naser Berishës. /Insajderi.com