Në nëntor, Leonardo DiCaprio, reagoi sërish për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Vjosa – një nga lumenjtë e fundit të egër në Ballkan, njofton Insajderi.
Ndryshe nga hera e parë në tetor të vitit të kaluar kur ndau shqetësimin me gjithë botën, se një nga pasuritë e rralla botërore po bëhet hidrocentral, aktori kësaj here u shpreh më optimist.
DiCaprio shkroi se ka lajme shumë premtuese nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës nga zhvillimi i hidrocentraleve.
View this post on Instagram
Ndërkohë së fundmi në lidhje me këtë kauzë, ka reaguar edhe krijuesja e hitit “Love me like you do”, Ellie Goulding. Këngëtarja ka publikuar një video me pamje të shkëputura nga Vjosa dhe protestat që janë organizuar në vend për mbrojtjen e lumit.
“Gjithçka që bëjmë ka një ndikim në njerëzit dhe planeti. Industria e veshjeve është një nga shkelësit më të këqij të abuzimeve të punës dhe ndotjes që nxit krizën e klimës. Nuk ka pse të jetë kështu. Patagonia synon të përdorë burimet që ata kanë zërin e tyre, biznesin e tyre dhe komunitetin e tyre për të bërë diçka në lidhje me krizën tonë të klimës”, shkruan ajo. /Insajderi.com
View this post on Instagram