Çfarë i bëri bashkë Olsa Muhametin, Fatjon Kuqarin dhe Ana Lleshin?

Çfarë i bëri bashkë Olsa Muhametin, Fatjon Kuqarin dhe Ana Lleshin?

Fatjon Kuqari dhe Ana Lleshi patën një histori të shkurtër por shumë të vrullshme sa ishin konkurrentë në “Për’puthen” dhe zhvillonin takime romantike me njëri tjetrin. Por diku gjatë rrugës ata patën mosmarrëveshje, dhe vendosën t’i jepnin fund takimeve në format.

E gjithë kjo la përshtypjen që ata të dy nuk kanë më as kontakte me njëri tjetrin, pasi Ana kishte thënë gjatë emisionit se Fatjoni nuk e ndiqte më në rrjete sociale.

Shumë ujë kaloi nën urë dhe gjithçka i takon së kaluarës, bazuar në disa video që Olsa Muhameti ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo incizon të dy ish-konkurrentët në shoqërinë e njëri tjetrit, ulur afër të cilët po bisedonin dhe po qeshnin. Në shoqërinë e të treve është edhe moderatorja e emisionit “Shqipëria Live”, Erjona Rusi.

Rusi gjithashtu ka ndarë një video nga po i njëjti ambient në llogarinë e saj në Instagram. Për më tepër ajo thotë, “Kujtuat se u zunë këta të dy?”, dhe ironizon duke thënë se Olsa i kishte shtyrë të bënin ashtu.

Ish-konkurrentët ishin në ambientet e “Top Channel”, dhe me shumë gjasë ndonjë projekt i përbashkët ishte ajo që na riktheu Fatjonin dhe Anën në fokusin e kamerës. /Insajderi.com