Kasia Lenhardt, modelja e njohur 25 vjeçare u gjend e vdekur në një apartament në Berlin, që besohet të jetë në pronësi të ish-të dashurit të saj, futbollistit Jerome Boateng, njofton Insajderi.
Sipas Daily Mail, trupi i pajetë u gjet nga policia dhe vdekja e saj u përcaktua si jo e dyshimtë.
Kasia, i cili kishte një djalë nga një lidhje e mëparshme, kishte qenë në lidhje me 32-vjeçarin Boateng për 15 muaj para se çifti të ndahej më 2 shkurt mes një përleshje të dyshes në media sociale.
Këngëtari shqiptar, me bazë në Gjermani, ndau një fotografi me modelen me të cilën ai kishte një shoqëri të afërt.
Ai shkroi se të dy po planifikonin të bënin videoklipin e ardhshëm bashkë. Këngëtari thotë se ajo ishte plot vetë-besim dhe energji, por fundi i saj ishte tragjik.
“Nuk mund ta besoj, por më duhet ta përballoj! Kasia ka ndërruar jetë duke kryer vetëvrasje, ndërsa kemi qenë duke folur këto ditë për projektin e ri që donim të bënim bashkë. Ajo ishte plot me energji dhe vetëbesim”.
Duke shkruar se ishte bullizmi shkaku që ajo nuk është më në mesin tonë, ai jep një mesazh: “Diçka duhet të ndryshojë. Ne duhet të ndryshojmë”.
View this post on Instagram
Gjithashtu, Ardiani ndau edhe një pjesë të bisedës që ata kishin shkëmbyer së fundmi. /Insajderi.com