U ndanë javën e kaluar, gjendet e vdekur ish-e dashura e Boateng

U ndanë javën e kaluar, gjendet e vdekur ish-e dashura e Boateng

Ish-e dashura e Jerome Boateng është gjetur e vdekur, transmeton Insajderi.

Trupi i Kasia Lenhardt, 25 vjeçe, u zbulua të martën nga policia në apartmenin e saj në Berlin.

Megjithatë, nga policia rasti nuk është trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Kasia ka qenë në një romancë dashurie me mbrojtësin e Bayern Munchen për më shumë se një vit, por çifti u ndanë javën e kaluar më 2 shkurt.

Boateng konfirmoi ndarjen përmes një postimi të publikuar në Instagram duke shkruar: “Siç dihet nga mediat, unë i dhashë fund marrëdhënies time me Kasia Lenhardt”.

“Ne do të vazhdojmë ndaras tani e tutje. Kjo është për të ardhur keq, por për familjen time dhe për mua është gjë e duhur”.

“Jam i zhgënjyer nga vetja. I kërkoj falje të gjithëve që i kam lënduar sidomos ish-të dashurës time, Rebecca dhe fëmijëve tanë. I uroj Kasias çdo të mirë. Jerome Boateng”, shtoi më tej ai.

Lenhardt u bë e famshme në vitin 2012 që nga paraqitja e saj në shfaqjen televizive, “Next Top Model”.

Modelja tjetër, Sara Kulka, po ashtu konfirmoi lajmin për vdekjen e saj në Instagram. /Insajderi.com