Ardit Gjebrea me COVID-19: Si është gjendja e tij?

Ardit Gjebrea me COVID-19: Si është gjendja e tij?

Rastet e reja me COVID-19 kanë pasur një rritje të ndjeshme kohëve të fundit në Shqipëri, dhe virusit nuk i shpëtoi as Ardit Gjebrea, marrë parasysh natyrën e tij të punës, njofton Insjaderi.

Këtë e bëri të ditur vetë moderatori i “E Diela Shqiptare” me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm me një temperaturë jo të lartë.

Ai shkruan se i ësht ënënshtruar vetë-izolimit të detyruar dy javor dhe se do të vazhdojë më përgatitjen e emisionit të tij të cilin do ta moderojë nga shtëpia.

“Dita e dytë-pozitiv! Nuk po obobo-hem, sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha a zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, shkruan Gjebrea.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri vendosi ditën e sotme që të kufizojë orarin e daljes nga ora 20:00-06:00,  gjithashtu në të njëjtin orar do të qëndrojnë mbyllur baret e restorantet dhe disa gjimnaze në zonat më të rrezikuara do të vijojnë mësimin online për të paktën dy javë. /Insajderi.com