Konkurrenti i “Për’puthen” kapet në video duke puthur ish-banoren e “Big Brother”

Konkurrenti i “Për’puthen” kapet në video duke puthur ish-banoren e “Big Brother”

Deri më tani duhet kuptuar që “Për’puthen” është bërë një vatër thashethemesh e skandalesh dhe kjo e fundit akoma më shumë vërteton që këta konkurrentë kanë edhe një jetë paralele jashtë me atë që bëjnë brenda formatit.

Vetëm tre javë më parë, emisionit “Për’puthen” iu shtua një konkurrent i ri, Edi Ramhoxha. Nuk ka bërë takim me asnjë nga vajzat, mirëpo u përfshi në një debat të ashpër më ish-konkurrenten, Melisa Lleshi, njofton Insajderi.

Tani së fundmi, ai është parë në shoqërinë e ish-banores së një tjetër reality shoW “Big Brother Albania”, Fjorentina Halili.

Ishte miku i tyre i përbashkët, menaxheri i personaliteteve të njohura, Xhani Demika që ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ky të dy shihen duke shkëmbyer puthje – gjë që bie në kundërshtim me rregullat e formatit.

Ndërkohë, Edi Ramhoxha nuk ka bërë ende asnjë njoftim për largimin e tij nga emisioni “Për’puthen”. /Insajderi.com