Për një kohë të gjatë rrjeti gumëzhin për një rikthim të mundshëm të Mozzik dhe Loredanës, prindër të një vajze me emrin Hana, njofton Insajderi.
Reperi ka mohuar thashethemet duke theksuar se ata të dy mbajnë kontakte dhe kanë raporte të mira për hir të vajzës. Mirëpo, fakte të tjera indikojnë të kundërtën.
Së fundmi ata kanë nisur të ndiqen përsëri në rrjete sociale. Mozzik u paraqit në dokumentarin që flet për jetën e Loredanës. U panë në Gjermani, Zvicër dhe Kosovë bashkë.
Ndëkohë, me anë të një postimi në llogarinë e tij ën Instagram, Mozzik publikoi një fotografi duke i vendosur lokacionin Milano, Itali. Ndonëse nuk zbuloi se kush po e shoqëronte, ai ra në sy të një fansi i cili i shkrepi një foto.
View this post on Instagram
Në fotografinë e siguruar nga IconStyle ai shihet në shoqërinë e një vajzë e cila nuk mund të vërehet mirë, mirëpo fansat janë të bindur se është reperja.
Gjithashtu, në rrjete sociale në llogaritë e fansave është përfolur se dyshja po vijnë me një bashkëpunim fiks në kohë për ditën e dashurisë. /Insajderi.com