Uta Ibrahimi niset për në Majën Everest

Uta Ibrahimi niset për në Majën Everest

Alpinistja Uta Ibrahimi nga sot fillon udhëtimin për të realizuar ëndrrën e saj, ngjitjen në majën më të lartë në botë atë të Everestit, 8848 metra lartësi mbidetare.

Ekspedita e saj do të zgjas 3 muaj dhe mijëra njerëz që ajo i inspiroj me punën e saj do presin dhe përcjellin lajme nga ajo.

“Stërvitja e Uta Ibrahimit ka filluar me trajnimin 4 javor në Himalaja, me ngjitje në 3 maja Yalung Peak 5700m mbi nivelin e detit, Nurbu Peak 5800m mbi nivelin e detit dhe Ramdung Peak 5925m mbi nivelin e detit”

“Nuk ka diskutim që kjo është sfida më e madhe e jetës dhe karrierës sime. Trajnimet kanë qenë të gjata, në kohë dhe distancë, ekspedita të ndryshme në Kosovë, Evropë e Azi. Është shumë e rëndësishme me e cek që krejt kjo përgatitje kishte me qenë e pamundur pa përkrahjen e juve e sidomos komunitetit bjeshkatar në Kosovë dhe Shqipërisë” ka shkruar mes tjerash Uta në rrjetin social Facebook.

“Jam krenare që përfaqësoj dhe Kosovën dhe Shqipërinë e gjithashtu e vlerësoj shumë përkrahjen që më kanë dhënë Shoqata Dajti nga Shqipëria. Do të ju sjell dhuratë, do të valvoj flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë kur të arrij në maje.Kam nevojë për dashninë, lutjet dhe pozitivitetin e juaj. Pres me ju pa me padurim pas 3 muaje të kësaj ekspedite.Dashni, Uta”, përfundon Uta.