Futbollisti, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë mbreti i rrjeteve sociale – ai u bë atleti i parë në botë që mblodhi përplot 500 milionë ndjekës, njofton Insajderi.
Mbreti i padiskutueshëm brenda dhe jashtë fushës, Ronaldo është i famshmi më i ndjekur në Instagram dhe ka mbi 261 milionë ndjekës.
Në Tëitter, ylli i Juventusit ndiqet nga më shumë se 91 milion përdorues. Ronaldo është gjithashtu i njohur në Facebook dhe ka mbi 125 milionë pëlqime në faqen e tij zyrtare.
Ronaldo është mjaft aktiv në mediat sociale dhe mbledh miliona përmes angazhimit në platforma të ndryshme. /Insajderi.com