Aktori shqiptar, Çun Lajçi ka disa ditë që është vetë-izoluar në shtëpi pas infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, dhe nuk e pengoi ta kryente detyrën e tij si qytetar.
Me anë të një postomi në profilin e tij në Facebook, ai ndau një fotografi ku njofton se ka votuar nga shtëpia, me ndihmën e njerëzve përgjegjës.
“Personat përgjegjës erdhën në banesën time, tek unë i infektuari me COVID”, shkruan ai duke vazhduar, “Dhe ia përcaktova fatin vetës e Kosovës, tu i përzgjedhë ata që s’e duan interesin personal por atdheun”.
“Urime Kosovë”, përmbyll postimin e tij Lajçi. /Insajderi.com