Princ Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të ëmbël, njofton Insajderi.
Çifti po përgatitën të mirëpresin në jetë një motër ose vëlla për djalin e madh të familjes, Archie Mountbatten-Windsor i cili mbushi një vjet majin që lamë pas.
Lajmin e bukur e konfirmoi një zëdhënës për çiftin, “Mund të konfirmojmë se Archie do të bëhet një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë”.
Në nëntor, Meghan zbuloi se kishte pësuar një abort korrikun e kaluar, duke shkruar në një artikull se ishte “një hidhërim pothuajse i padurueshëm”.
“Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parëlindur, se po humbja të dytin”, tha Meghan në një shkrim për Neë York Times.
Çifti u largua nga rolet e tyre si mbretër në detyrë në mars të vitit 2020 dhe tani jetojnë në Kaliforni./Insajderi.com