THE VICTOR – artisti kosovar që po synon tregun e huaj

THE VICTOR – artisti kosovar që po synon tregun e huaj

The Victor vjen nga Prishtina dhe është një kantautor që i përket gjeneratës së re të muzikës, njofton Insajderi.

Zhanri që ai lëvron në muzikë i gërshetuar me zërin e tij, krijon një melodi unike për tregun e muzikës. Për Shën Valentin, artisti publikoi edhe një këngë të re me titull “Someone You Loved” e realizuar në gjuhën angleze.

Në këngën e re fare mirë mund të vërehet ndikimi i tingujve të viteve të 80-ta me një nuancë të aktuales, që e bën The Victor jo vetëm kreativ por edhe të guximshëm në artin e tij.

Për një kohë të shkurtër, kënga e tij zgjoi interesim mjaft të madh tek dëgjuesit, dhe ky është një indikacion i mirë për të ardhmen muzikore.

Sa i përket këngëve që do të lansohen në vazhdim ai do të prekë edhe zhanre tjera të muzikës si pop, balada, rock dhe deephouse.

Jashtë muzikës, Victor ka studiuar për sipërmarrësi dhe marketing në San Francisco, për të vazhduar në Londër.

Pasioni për muzikën ishte gjithmonë prezent në jetën e tij dhe ishte koha e pandemisë dhe bllokimeve kur ai kuptoi se kjo është rruga që do të ndjekë.

Se kur do të publikojë një këngë të re, mbetet të shihet por ndërkohë ju mund të qëndroni një hap me The Victor në platformat e tij muzikore dhe llogarinë zyrtare në Instagram. /Insajderi.com