Muzika e kësaj epoke është më efektivja në uljen e stresit

Muzika e kësaj epoke është më efektivja në uljen e stresit

Kur dashuria – ose streset e tjera të jetës – na dërrmojnë, hitet e pa rezistueshme të viteve të 80-ta mund të na ndihmojnë të rikthehemi përsëri.

Kjo sipas një studimi të fundit nga qendra e kirurgjisë kozmetike me qendër në Turqi, “Vera Clinic”, e cila specializohet në mbjelljen e flokëve – ata me ndoshta një arsye të mirë për të përjetuar ankthin, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Sondazhi kërkoi nga 1,540 vullnetarë të rritur (mosha 18-65 vjeçare) që t’i nënshtrohen një serie testesh stresi mendor, gjatë të cilave ata dëgjuan lista të ndryshme në Spotify të përbërë nga disa zhanre të njohura të muzikës, duke përfshirë himnet e rokut të viteve të 60-ta dhe R&B të viteve të 90-ta.

Eksperimenti i kulturës pop përfshinte gjithashtu stile më pak të zakonshme, të tilla si dubstep, jazz dhe klasike moderne.

Sidoqoftë, hulumtimi që rezultoi zbuloi se listat e këngëve që përfshinin hite të dashura nga  vitet ’80 kishin efektin më qetësues tek pjesëmarrësit, me 96% të grupit që raportuan një ulje të presionit të gjakut ndërsa dëgjonin meloditë; 36% gjithashtu ndien rënien e rrahjeve të zemrës së tyre.

Muzika tekno, dukej se përkeqësonte më shumë vullnetarët e studimit. Zdupsi-zdupsi nxiti 78% të pjesëmarrësve të përjetonin një rritje të presionit të gjakut.

Metali i rëndë, ndoshta çuditërisht, gjithashtu renditet ndër më të efektshmit në uljen e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, me 18% dhe 89% që pretendojnë një rënie në secilin rezultat, respektivisht. /Insajderi.com