Dy gratë e famshme shqiptare të industrisë së muzikës, Bebe Rexha dhe Enca u kycën në një bisedë të drejtpërdrejtë në Instagram, njofton Insajderi.
Enca e pyeti në shqip se kur do të vijë në Shqipëri, dhe ajo ia kthen në anglisht, se ndoshta do të vijë së shpejti, sepse i mungon vendi dhe familjarët e saj.
Të dyja diskutonin për punën dhe muzikën, dhe ndër të tjerash thanë se ato duhet të vijnë në një bashkëpunim.
Këtu Bebe shton se nëse një bashkëpunim do të ndodhte, jo do të dëshironte që në projektin muzikor të kishte muzikë tradicionale shqipe.
Ndjekësit e artistëve po ashtu e pëlqyen shumë idenë e një bashkëpunimi mes tyre. Ndoshta një i tillë do të realizohet edhe në distancë. /Insajderi.com