Çifti i ribashkuar – ndonëse akoma nuk e kanë konfirmuar – kanë disa ditë që po qëndrojnë në Dubai. Nga Italia, Mozzik dhe Loredana udhëtuan për në vendin arabik dhe me vete kanë edhe vajzën, Hanën.
Këto ditë, postimet e dyshes kanë qenë të shpeshta në rrjete sociale, tani që po kalojnë pushimet si familje, njofton Insajderi.
Sot Kosova feston 13-vjetorin e pavarësisë, dhe një urim nga të dy nuk mungoi në Instagram. Mozzik publikoi një video ku shihet në shkretëtirën e Saharasë duke valëvitur flamurin kuq e zi që ka emblemën e UÇK-së. Në sfond dëgjohet një këngë patriotike për ushtrinë çlirimtare.
Njëjtë bëri edhe Loredana, e veshur e gjitha në të bardha me çizme të gjata, ecën nëpër rërën e shkretërirës, teksa rryma e fortë e ajrit valëvit flamurin, që po mbante Mozzik para disa çastesh. /Insajderi.com